“U bëmë bllok me njëra-tjetrën”, Amber zbulon prapaskenat e konfliktit me Loredanën...

“U bëmë bllok me njëra-tjetrën”, Amber zbulon prapaskenat e konfliktit me Loredanën...

Amber ka folur së fundmi për jetën personale, marrëdhëniet me personazhe të njohur dhe disa nga prapaskenat që kanë ndodhur në rrjetet sociale.

E pyetur se cilit prej Joz Markut, G-Banit apo Gjestit do t’i jepte një shans për të kaluar një mbrëmje duke pirë një gotë verë, Amber zgjodhi Gjestin. Ajo sqaroi se qëllimi do të ishte të flisnin dhe të njihnin më mirë njëri-tjetrin, duke lënë të kuptohet se mes tyre mund të kenë mbetur gjëra pa u sqaruar.

Për Jozin, Amber ishte e prerë: “Jozin e kam shok, e dua shumë.”

Por më interesante ishte deklarata e saj për Loredanën. Amber tregoi se dyshja kishte pasur një keqkuptim të vogël, i cili përfundoi edhe me bllokim reciprok në rrjetet sociale.

Kemi pasur një keqkuptim me Loredanën, u bëmë bllok me njëra-tjetrën dhe u zhbllokuam prapë dhe jemi prapë shoqe”, rrëfeu Amber, duke shtuar se situata ishte shkaktuar nga një person i tretë, por u zgjidh shpejt.

Ndërkohë, Amber foli edhe me humor për financat, duke pranuar se ndoshta duhet të ishte më kërkuese për paratë: “Çfarë marr e prish!

Rrëfimi i saj zbuloi kështu një tjetër episod të panjohur nga marrëdhëniet mes personazheve të showbiz-it.