“Të gjitha të planifikuara?”/ Miri hedh akuza ndaj Ledion Liços në Prime...

“Të gjitha të planifikuara?”/ Miri hedh akuza ndaj Ledion Liços në Prime...

Mbrëmja e fundit e spektaklit Big Brother VIP Albania 5 u shndërrua në një nga netët më të tensionuara të këtij sezoni, mes emocionesh të forta dhe përplasjesh të papritura.

Gjithçka nisi me një moment emocional, kur u transmetua historia personale e Selin Bollati, e shoqëruar me një surprizë nga nëna e saj. Por situata mori kthesë dramatike kur ajo i kërkoi vajzës të largohej menjëherë nga gara, duke përmendur si arsye deklaratat e forta të bëra ndaj saj nga Rogert dhe Miri.

Refuzimi i kësaj kërkese dhe tensionet e krijuara çuan deri në ndërprerjen e transmetimit live për rreth një orë. Pas rikthimit, Selini vendosi të vazhdojë garën, duke mos ndjekur këshillën e nënës së saj.

Ndërkohë, një tjetër zhvillim i rëndësishëm ishte avantazhi i fituar nga Brikena, e cila zgjodhi pikërisht Selinën për një përballje direkte në nominim, për të përcaktuar finalistin e parë.

Kjo situatë nxiti reagimin e fortë të Mirit, i cili akuzoi hapur produksionin dhe moderatorin Ledion Liço. Ai pretendoi se e gjithë dinamika ishte e paracaktuar dhe e ndërtuar për të favorizuar Selinën, duke e paraqitur atë si viktimë në sytë e publikut për të siguruar një vend në finale.

Instagram Reel
DWm-tPEDDx3

Këto deklarata kanë ndezur menjëherë debat në rrjet, duke ndarë publikun mes atyre që besojnë në një “skenar” dhe të tjerëve që i konsiderojnë thjesht reagime emocionale të momentit.