Një nga përplasjet më të forta të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania ka ndodhur mes dy banorëve, Stenaldo dhe Rogert.
Debati nisi nga diskutimet e mëparshme për Selinën dhe komentet lidhur me udhëtimet e saj, por situata u tensionua shpejt. Stenaldo i kërkoi vazhdimisht Rogertit të shprehej hapur për aludimet që kishte bërë më parë.
Nga ana tjetër, Rogerti u përpoq të sqarojë se mendimin e tij e kishte dhënë më herët gjatë spektaklit “Prime”, por debati u përshkallëzua edhe më shumë kur në diskutim u përfshinë familjarët.
Në kulmin e përplasjes, të dy banorët shkëmbyen akuza dhe ofendime personale, duke përmendur edhe nënat, bashkëshortet dhe fëmijët. Situata krijoi një atmosferë shumë të tensionuar në shtëpi dhe habiti edhe banorët e tjerë që po ndiqnin debatin.





