Selini ofendohet në rrugë – Miri rrëfen momentin duke u tallur, me banorët...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Një situatë e papritur ka shkaktuar diskutime të shumta brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pasi një moment i ndodhur jashtë saj është bërë publik edhe në rrjetet sociale.

Gjithçka nisi kur Miri tregoi se gjatë daljes me banorët e tjerë, kishte dëgjuar një person në rrugë që ofendonte rëndë Selin Bollati, duke përdorur një term fyes ndaj saj.

Pas rikthimit në shtëpi, Miri e ka diskutuar menjëherë këtë situatë me Rogertin dhe Edisën, ku kanë ndarë mendimin e tyre në një mënyrë tallëse.

Kjo ngjarje mori edhe më shumë vëmendje pasi videoja ku dëgjohet momenti është publikuar nga Olti Curri, duke u bërë shpejt virale dhe duke nxitur reagime të shumta online. Mbetet për t'u parë nëse biseda do të komentohet në 'Prime' ditën e nesërme.

Olti Curri via Instagram Story/Big Brother Vip - Top Channel