Rogerti përpiqet t’i afrohet Selinës, por përfundon në debat: “O ti hajvane…”

“Big Brother Vip” - Top Channel
“Big Brother Vip” - Top Channel

Vetëm pak ditë para finales së Big Brother VIP 5, tensionet në shtëpi vazhdojnë të jenë në nivele të larta.

Një bisedë mes Rogertit dhe Selinës, që fillimisht nisi si një përpjekje për këshilla strategjike, mori një drejtim krejt tjetër. Rogerti i sugjeroi asaj të fokusohej te loja personale dhe të mos përfshihej më në mbrojtjen e banorëve të tjerë, duke e paraqitur këtë si një këshillë miqësore.

"Mos lufto me per te tjerët se del keq, dëgjo vëllain! Thelle thelle, o ti hajvane, e di sa te dua o ti budalle!"

Megjithatë, Selina nuk e priti mirë këtë qasje dhe iu përgjigj shkurt, duke i kërkuar të mos ndërhynte në zgjedhjet e saj. Situata u tensionua më tej kur Rogerti përdori një gjuhë kontradiktore, duke përzier tone afruese me fjalë fyese.

Kjo sjellje nuk u tolerua nga Selina, e cila reagoi menjëherë, duke theksuar mungesën e respektit në komunikimin e tij dhe duke e cilësuar si hipokrite mënyrën se si ai i drejtohej herë si “motër” dhe herë me ofendime.

Ky moment tregon edhe një herë se marrëdhëniet mes finalistëve janë të brishta dhe të mbushura me përplasje, ndërsa gara për çmimin e madh po i çon banorët drejt limiteve emocionale.