Rogerti i drejtohet Mateos me tone të ashpra: “Je i vetmi që du me shkly”

“Big Brother Vip” - Top Channel
“Big Brother Vip” - Top Channel

Edhe pse mbrëmja e fundit e Prime-it pritej të ishte festive për katër finalistët e Big Brother VIP Albania 5, situata ka marrë një kthesë të tensionuar.

Gjatë darkës së organizuar për finalistët, atmosfera u përkeqësua ndjeshëm pas një debati të ashpër mes Rogertit dhe Mateos. Një video që po qarkullon në rrjet tregon momentin kur Rogerti i drejtohet atij me tone të forta dhe gjuhë agresive, duke nxjerrë në pah konfliktet e mbledhura gjatë qëndrimit në shtëpi.

Fjalët e tij të drejtpërdrejta e rënduan situatën në tavolinë, duke krijuar një klimë të tensionuar mes të pranishmëve. Për shkak të përshkallëzimit të debatit, produksioni ndërhyri menjëherë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur agravimin e mëtejshëm, duke i tërhequr vëmendjen për sjelljen dhe komunikimin.

Ky incident tregon se marrëdhëniet mes finalistëve janë larg qetësisë dhe se rivaliteti, veçanërisht mes Rogertit dhe Mateos, mbetet i fortë deri në finalen e madhe që pritet të zhvillohet më 18 prill.