Ribashkim plot emocione! Selin Bollati shfaqet pranë të atit dhe “shuan” zërat që tronditën rrjetin...

Ribashkim plot emocione! Selin Bollati shfaqet pranë të atit dhe “shuan” zërat që tronditën rrjetin...

Pas një periudhe të gjatë larg njëri-tjetrit, Selin Bollati ka emocionuar ndjekësit me një moment tepër të veçantë pranë të atit. Ish-banorja publikoi në Instagram një video gjatë një udhëtimi së bashku me të, postim që menjëherë mori vëmendje dhe u komentua gjerësisht në rrjet.

Selin Bollati via Instagram Story

Edhe pse pa shumë fjalë, videoja u pa si një mesazh i qartë ndaj gjithë aludimeve dhe thashethemeve që kanë qarkulluar prej muajsh për familjen e saj.

Selin Bollati via Instagram Story

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të Selinit në një format televiziv, ish-banori Rogert Sterkaj kishte deklaruar se babai i saj ndodhej në burg, gjë që shkaktoi reagime të shumta dhe debat online.

Pas bujës së krijuar, Selini reagoi publikisht duke mohuar lajmet dhe duke sqaruar se babai i saj është i lirë dhe pranë familjes.

Tani, me postimin e fundit emocional, ajo duket se ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë çdo keqinterpretimi, duke treguar se marrëdhënia me të atin vazhdon e fortë dhe plot dashuri.