Për ju që se ndoqët/Ja tre banorët që përfunduan në nominim nga Kutia e Pandorës...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” ka sjellë tension dhe surpriza pas hapjes së Kutisë së Pandorës, një nga mekanizmat më të fortë dhe të paparashikueshëm të lojës.

Këtë herë, fati i këtij avantazhi i ra Shëndriti, i cili u përball me një vendim të vështirë që ndikoi drejtpërdrejt në nominimet e javës.

Sipas zarfit, ai ishte i detyruar të çonte në nominim veten dhe dy banorë të tjerë. Pas një reflektimi të shkurtër, Shëndriti bëri zgjedhjen e tij, duke përfshirë në nominim edhe Edisën dhe Malin.

Kështu, këta tre konkurrentë do të përballen me votën e publikut këtë javë, ndërsa dinamika e lojës pritet të ndryshojë ndjeshëm pas këtij vendimi.