Debati i fundit në “Big Brother VIP Albania” mes Brikena Selmani dhe Mateo ka vijuar të shkaktojë reagime të forta edhe jashtë shtëpisë.
Pas situatës së krijuar nga xhelozia e Brikenës, pasi Mateo u pa pranë Selin, ka reaguar ish-banorja Sara Gjordeni, e cila ka dalë hapur në mbrojtje të Brikenës.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo ka kritikuar mënyrën se si trajtohen marrëdhëniet brenda formatit, duke theksuar se shpesh vajzat gjykohen më shumë se djemtë. “Pash Zotin u bë mjaft”, shkruan ajo, duke kërkuar që të ndalet ky standard i dyfishtë.

Sara Gjordeni via Instagram Story
Sara shton se në një marrëdhënie me ndjenja të forta, partnerët duhet të mbështesin njëri-tjetrin, sidomos gjatë momenteve të vështira në Prime, duke lënë të kuptohet se Mateo nuk ka qenë në krah të Brikenës.
Në reagimin e saj, ajo ngre edhe një pyetje për publikun: a duhet patjetër të ketë një fajtor në çdo situatë dhe pse, sipas saj, shpesh ky rol i atribuohet vajzave?

Sara Gjordeni via Instagram Story

Sara Gjordeni via Instagram Story
Ky debat ka ndezur diskutime të shumta në rrjet, duke rikthyer në vëmendje dinamikat e marrëdhënieve brenda “BBVA” dhe mënyrën si perceptohen nga publiku.




