Sindi Loci duket se po shijon një kapitull të ri në jetën sentimentale, disa vite pas eksperiencës së saj në “Për’puthen”, ku u kthye në një prej personazheve më të komentuar.
Ish-konkurrentja ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në Instagram Story, ku ka publikuar një fotografi të një mashkulli. Megjithatë, Sindi ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e tij, duke ia mbuluar fytyrën me një emoji.
Ajo që ka nxitur menjëherë dyshimet për një lidhje të re është mbishkrimi që Sindi ka vendosur krahas fotos: “My man”, shoqëruar me simbolin e syrit të kaltër.

Sindi Loci via Instagram Story
Edhe pse identiteti i mashkullit mbetet ende i panjohur për publikun, postimi i Sindit është interpretuar si një mënyrë për të konfirmuar se ajo po përjeton një romancë dashurie.
Sindi u bë e njohur për publikun shqiptar gjatë pjesëmarrjes në “Për’puthen”, ku hyrja dhe rrugëtimi i saj në program shkaktuan mjaft diskutime dhe reagime në rrjet.
Tashmë, duket se ish-konkurrentja ka vendosur të ndajë një pjesë të jetës së saj personale me ndjekësit, por në mënyrë të rezervuar.
Kush është “My man” i Sindit? Për momentin, ajo ka preferuar ta mbajë mister identitetin e tij, duke lënë fansat kuriozë për të mësuar më shumë.




