Pak pas romancës me Klodin, Elijona reagon ashpër: “Xhelozia është sëmundje e madhe” (Foto)

Elijona Binakaj via Instagram
Elijona Binakaj via Instagram

Një zhvillim i papritur ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të ish-finalistit të “Big Brother VIP Kosova 4”, Klodit.

Profili i tij në Instagram nuk është më i aksesueshëm dhe për përdoruesit shfaqet mesazhi “User not found”, duke ngritur menjëherë pikëpyetje mbi atë që mund të ketë ndodhur.

Deri tani nuk ka asnjë sqarim zyrtar nga Klodi. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një problem teknik, një çaktivizim të përkohshëm të llogarisë apo një tjetër arsye.

Por ajo që ka marrë më shumë vëmendje ka qenë reagimi i partneres së tij, Elijonës.

Ajo ka zgjedhur të reagojë publikisht përmes një postimi në Instastory, ku ka publikuar një foto të profilit të Klodit dhe e ka shoqëruar me një mesazh të drejtpërdrejtë:

Xhelozia është smujë e madhe.

Postimi i saj ka nxitur menjëherë diskutime mes ndjekësve, të cilët po përpiqen të kuptojnë nëse mesazhi lidhet me situatën e profilit të Klodit apo me ndonjë zhvillim tjetër në marrëdhënien e tyre.