“Pa favore, pa paratë e babait” – Adrola Dushi emocionon me bisedën prekëse me nënën...

Adrola Dushi via Instagram
Adrola Dushi via Instagram

Adrola Dushi ka prekur zemrat e ndjekësve pasi ndau në Instagram një bisedë tepër personale me nënën e saj, duke treguar edhe një herë lidhjen e veçantë që i bashkon.

Gjithçka nisi me një mesazh motivues që nëna e modeles i kishte dërguar, ku thuhej:

“Le të ngremë një dolli për çdo vajzë që po e rindërton jetën e saj e vetme… Vetëm me punë të ndershme, përkushtim dhe këmbëngulje. Do të fluturosh larg në jetë!”

E prekur nga fjalët e së ëmës, Adrola e shoqëroi postimin me një dedikim plot dashuri dhe mirënjohje:

“Mami ma dërgoi këtë sot dhe… më njeh më mirë se kushdo tjetër. Jam shumë me fat që Zoti zgjodhi pikërisht atë të ishte mamaja ime, dhe akoma më me fat që jam vajza e saj.”

Në bisedën e publikuar, modelja i shkruan nënës:

“Fal teje Mrika. T’kam pa ty. Sa ke vujt e që s’të është ndjerë zëri kurrë.”

Ndërsa përgjigjja e nënës ishte po aq emocionuese:

“O të kam jeteeee.”

Adrola Dushi via Instagram Story

Postimi u prit me reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit vlerësuan sinqeritetin e Adrola Dushit dhe mesazhin frymëzues për forcën, sakrificat dhe mbështetjen e nënave. Titulli dhe mesazhi i shpërndarë, “Pa favore, pa paratë e babait”, u interpretuan si një vlerësim për suksesin e arritur falë punës së ndershme, këmbënguljes dhe shembullit të dhënë nga e ëma.