“Nuk është mungesë inteligjence!” Sara Gjordeni mbron banorët dhe “godet” formatin e BBV...

“Nuk është mungesë inteligjence!” Sara Gjordeni mbron banorët dhe “godet” formatin e BBV...

Gafat e banorëve në sfidën e kulturës së përgjithshme në Big Brother VIP Albania kanë shkaktuar një valë ironie dhe kritikash në rrjetet sociale. Megjithatë, ndryshe nga shumë figura publike, ish-banorja e edicionit të tretë, Sara Gjordeni, ka zgjedhur të mbajë një qëndrim mbrojtës ndaj tyre.

Përmes një reagimi të drejtpërdrejtë, ajo ka theksuar se problemi nuk lidhet me nivelin e njohurive të banorëve, por me presionin e madh që krijon vetë formati i spektaklit. Sipas saj, izolimi i gjatë, mungesa e kontaktit me botën e jashtme dhe stresi i vazhdueshëm ndikojnë ndjeshëm në qartësinë mendore.

Sara Gjordeni via Instagram Story

Sara shpjegon se jeta nën vëzhgim 24 orë në 24 dhe frika e gjykimit publik mund të shkaktojnë bllokim psikologjik, duke bërë që edhe pyetjet më të thjeshta të duken të vështira për banorët.

Me këtë deklaratë, Sara Gjordeni kritikon indirekt reagimet e ashpra të publikut, duke i cilësuar si të padrejta ndaj personave që po përjetojnë një presion të vazhdueshëm brenda Big Brother VIP Albania.