“Nuk dola fituese, por kryefjalë” – Brikena Selmani emocionon me rrëfimin tek "Goca dhe Gra"...

"Goca dhe Gra" - Top Channel
"Goca dhe Gra" - Top Channel

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në “Big Brother VIP 5”, Brikena Selmani ka bërë një rrëfim të ndjerë gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, duke folur për momentet më të rëndësishme të jetës së saj.

Edhe pse gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk arriti të tregonte plotësisht historinë personale, Brikena vendosi të hapë zemrën pas daljes nga reality show.

E pyetur për tre “stacionet” më të rëndësishme të jetës, ajo foli shkurtimisht për sfidat, familjen dhe eksperiencën që i ndryshoi jetën.

“Kam pasur shumë vështirësi në jetë, por sot nuk dua t’i cek,” – u shpreh ajo fillimisht, ndërsa tregoi se ka lindur në vitin 2000 dhe ka qenë gëzimi i parë i familjes së saj.

Brikena kujtoi edhe periudhën kur u zhvendos në Kosovë për të jetuar me gjyshen, duke theksuar se ndonjëherë dashuria e gjyshërve mund të jetë edhe më e fortë se ajo e prindërve.

Por momenti që mori më shumë vëmendje ishte reflektimi i saj për eksperiencën në Big Brother VIP.

“Ky vit më bëri të futem në Big Brother, ku nuk dola si fituese, por si kryefjalë,” – tha ajo, një deklaratë që u komentua menjëherë në rrjet.

Me këtë rrëfim, Brikena tregoi se pavarësisht se nuk fitoi çmimin e madh, ajo e konsideron eksperiencën një sukses personal dhe një moment që e bëri një nga personazhet më të përfolur të sezonit.

Instagram Reel
DYF-FU8gFK7