Finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, ku krahas mbështetjes nga fansat, përballet edhe me komente provokuese.
Së fundmi, në një nga postimet e saj në Instagram, një ndjekës e ngacmoi me pyetjen ironike:
“Xume, a s’po blen mo like a?”
Elijona vendosi t’i përgjigjej me humor, duke kthyer komentin në një batutë që mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
“Jo bre, m’u kanë hargju paret e finales, s’po kom mo… A po m’i blen ti?”, shkroi ajo me ironi.

Përgjigjja e saj u shpërnda shpejt në rrjet dhe u prit pozitivisht nga fansat, të cilët vlerësuan mënyrën sportive dhe plot humor me të cilën zgjodhi t’u përgjigjej akuzave për “like” të blera.
Edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, Elijona mbetet një nga ish-banoret më të ndjekura, ndërsa postimet dhe reagimet e saj vazhdojnë të gjenerojnë diskutime në rrjetet sociale.




