Mbrëmja e djeshme në “Post Big Brother VIP Albania” solli jo vetëm debate dhe sqarime, por edhe momente tensioni dhe sikleti për ish-banorët.
Në qendër të vëmendjes u vendos Monika, e cila nuk hezitoi të bëjë një pyetje tepër intime drejtuar Mateos, duke e vendosur atë përballë gjithë studios:
“Keni bërë dashuri pasi dolët nga Big Brother?”
Pavarësisht situatës së papritur, Mateo zgjodhi të përgjigjej në mënyrë diplomatike dhe me një dozë romantizmi, duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë:
“Ne bëjmë dashuri sa herë shihemi në sy.”
Megjithatë, momenti që tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i Brikenës, e cila nuk arriti ta fshehë habinë përballë kësaj pyetjeje “pa filtra”. Mimika e saj u bë menjëherë virale në rrjet, duke u komentuar gjerësisht nga ndjekësit.




