Presioni i vazhdueshëm dhe situatat e forta brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania duket se po ndikojnë ndjeshëm në gjendjen emocionale të banorëve.
Së fundmi, Brikena ka folur hapur për pasiguritë e saj lidhur me jetën pas përfundimit të eksperiencës në këtë format. Në një bisedë të sinqertë me Mateon në dhomën e gjumit, ajo ka ndarë shqetësimet për ngarkesën psikologjike që po përjeton.
Ajo është shprehur se, pasi të dalë nga shtëpia, mendon të kërkojë ndihmë profesionale për të përballuar këtë situatë, duke shtuar se ndjen frikë nga mënyra si mund të perceptohet nga publiku jashtë.
Ky rrëfim tregon një anë më të ndjeshme të eksperiencës në izolim, ku mungesa e kontaktit me botën reale mund të krijojë pasiguri dhe mendime negative tek konkurrentët. Edhe pse ajo gjen mbështetje tek Mateo brenda shtëpisë, përballimi i kësaj ngarkese mbetet një sfidë e fortë emocionale.




