Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, Miri është bërë banori i dytë që ka thyer një nga kutitë e emergjencës të vendosura brenda lojës, duke përfituar një avantazh të papritur.
Gjatë mëngjesit, ai vendosi të hapë kutinë dhe të lexojë zarfin, ku zbuloi se kishte fituar të drejtën për të ftuar një mik në shtëpi. Ky shpërblim i jep atij një përfitim të rëndësishëm në këtë fazë të lojës.
Ndërkohë, në shtëpi ka mbetur ende vetëm një kuti emergjence pa u hapur, e cila pritet të thyehet nga Selin ose Mateo, duke shtuar edhe më shumë pritshmëri dhe kuriozitet për zhvillimet e radhës në spektakël.




