Ish-konkurrentja e “Ferma VIP 3”, Malbora, ka folur hapur për marrëdhënien që ka sot me Indrin, pas përplasjeve të shumta që patën gjatë reality show-t.
Në një intervistë për Revista Bordo, ajo u pyet nëse mes tyre ka pasur një sqarim pas debateve që morën vëmendje edhe jashtë “Fermës”.
Malbora theksoi se ajo ia ka thënë Indrit gjithçka që kishte për të thënë dhe se ai e di mirë të vërtetën e situatës.
“Për Indrin, të gjitha gjërat që unë kam thënë kanë qenë të sqaruara, sepse Indri e di të vërtetën siç e di dhe unë. A ka vendosur Indri tani të bëjë ashtu apo kështu në raport me realitetin, kjo është një pyetje që duhet t’ia bëni Indrit.”
Megjithatë, ajo pranoi se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar pas eksperiencës në “Ferma VIP 3”. Konfliktet duket se kanë ndikuar në raportin që kishin më parë, por Malbora theksoi se nuk e konsideron Indrin armik.
“Unë me Indrin nuk mund të them që kam një marrëdhënie siç e kam pasur para ‘Fermës’, sepse konfliktet kanë bërë të vetën, por nuk është se mund të them që është armiku im.”
Ajo zbuloi gjithashtu se komunikimi mes tyre vazhdon normalisht:
“Kemi kontakt normal; flasim, bisedojmë me njëri-tjetrin, përgëzohemi, i japim njëri-tjetrit një ‘like’ në fotot që postojmë në rrjetet sociale, mund të pimë edhe një kafe apo një gotë verë… that’s it.”
Pra, pavarësisht përplasjeve të së kaluarës, raporti mes Malborës dhe Indrit duket se është qetësuar. Të dy ruajnë një kontakt miqësor, por pa rikthyer afërsinë që kishin përpara eksperiencës në reality show.




