Lotina Haziri po përjeton ditët e fundit të shtatzënisë, ndërsa numëron ditët deri në takimin me fëmijën e saj të parë.
Përmes disa postimeve në Instagram Story, ajo ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga rrugëtimi i saj drejt mëmësisë, duke rikthyer në kujtesë periudha të ndryshme të shtatzënisë.

Lotina Haziri via Instagram Story
Lotina ka publikuar kujtime që nga momenti kur mësoi se do të bëhej nënë e deri në muajin e nëntë, duke treguar edhe disa prej sfidave dhe lodhjeve që ka kaluar gjatë muajve të parë.

Lotina Haziri via Instagram Story

Lotina Haziri via Instagram Story

Lotina Haziri via Instagram Story

Lotina Haziri via Instagram Story

Lotina Haziri via Instagram Story
Në mesin e fotove të publikuara, ajo ka ndarë edhe një kolazh me partnerin e saj, Mozzik. Në fotografitë e realizuara brenda makinës, çifti shfaqet i buzëqeshur dhe i lumtur.
Krahas fotove, Lotina ka shkruar:
“- sot almost 9”
“- picrra, menxi po pres!!!!”

Lotina Haziri via Instagram Story
Me këto fjalë, Lotina ka shprehur padurimin për të takuar fëmijën e saj, ndërsa bashkë me partnerin po numëron ditët deri në ardhjen në jetë të anëtarit më të ri të familjes.




