Lorna Hysa ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke iu referuar skandalit që lidhet me Vlora Hysenin. Përmes një postimi në Instagram Story, ajo ka komentuar paragjykimet që, sipas saj, ekzistojnë ndaj grave të bukura dhe vajzave që janë pjesë e botës së televizionit dhe spektaklit.
Në reagimin e saj, Lorna përmend profesione si këngëtare, balerinë, moderatore, modele dhe aktore, duke thënë se këto gra shpesh përballen me stereotipin se “të gjitha janë k*çka”.
“E di çfarë është funny? Profesionet si: këngëtare, balerinë, moderatore, modele, aktore, apo edhe ndonjë goçë që është pak më e bukur se tjerat, zakonisht asociohen me idenë që ‘të gjitha janë k*çka’ dhe çdo damkë u vihet atyre…”, shkruan ajo.
Më pas, Lorna Hysa e drejton në mënyrë të drejtpërdrejtë reagimin e saj ndaj Vlora Hysenit, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe fyese.
“…por Vlora dëshmoi që të jesh k*çkë mund të jesh super shëmtirë dhe me post drejtues, apo të punosh në zyrë.”
Ajo vijon me ironi, duke shkruar:
“Do thoni ju: ‘Është thjesht e dashuruar…’. Kush e di çfarë ka tjetër aty! Ajo ju fik radarët!!!”
Në fund, Lorna e mbyll reagimin me një tjetër koment në anglisht, duke iu referuar në mënyrë fyese pamjes së jashtme të Vlorës:
“A New Yorker would say: ‘You ugly wh…!’”

Lorna Hysa via Instagram Story
Reagimi i saj ka tërhequr vëmendje për gjuhën e drejtpërdrejtë dhe mënyrën se si ajo ka zgjedhur t’i drejtohet publikisht Vlora Hysenit.




