“Kemi një sekret për të ndarë”/ Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë, zbulon edhe gjininë e bebit...

Ilir Rubovci via Instagram
Ilir Rubovci via Instagram

Këngëtari shqiptar Ilir Rubovci dhe partnerja e tij, Festa, kanë ndarë me ndjekësit një nga lajmet më të bukura të jetës së tyre.

Çifti ka bërë të ditur se do të bëhen prindër për herë të parë, duke emocionuar fansat me një publikim të veçantë në rrjetet sociale.

Në një postim të përbashkët, Iliri dhe Festa kanë publikuar një set fotografik romantik në natyrë, të realizuar në momentin e perëndimit të diellit. Fotot janë shoqëruar me mbishkrimin e ëmbël: “Kemi një sekret për të ndarë”.

Instagram Post
DdmOqZ1CAXZ

Por surpriza nuk mbaron me kaq. Përmes fotografive, çifti ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës që pritet të vijë në jetë.

Ilir Rubovci dhe Festa janë në pritje të një vajze, ndërsa postimi i tyre është mbushur me urime dhe komente të shumta nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit.

Një kapitull i ri dhe emocionues nis kështu për çiftin, që së shpejti do të përjetojë për herë të parë emocionet e prindërimit.