Zbardhet pasuria e familjes Rama për vitin 2025: Të ardhurat, kreditë dhe investimet e deklaruara...

Zbardhet pasuria e familjes Rama për vitin 2025: Të ardhurat, kreditë dhe investimet e deklaruara...

Janë bërë publike të dhënat e deklarimit të pasurisë për vitin 2025 të familjes së kryeministrit Edi Rama, ku pasqyrohen të ardhurat, kursimet, investimet dhe detyrimet financiare të deklaruara nga ai, bashkëshortja Linda Rama dhe djali Gregor Rama.

Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data, Edi Rama ka deklaruar 34,020.84 euro të ardhura neto nga paga si kryeministër. Gjithashtu, ai ka raportuar edhe 109,040.91 euro të ardhura të tjera, ndërsa gjendja e likuiditeteve bankare është rritur me 3,495.45 euro.

Ndërkohë, Linda Rama ka deklaruar blerjen e një pasurie të paluajtshme me vlerë 192,964.77 euro. Në deklarim figuron edhe një kredi e re bankare prej 50,000 eurosh, nga e cila gjatë vitit janë shlyer rreth 3,387 euro, ndërsa detyrimi i mbetur rezulton rreth 47,490 euro.

Sa i përket të ardhurave, Linda Rama ka raportuar rreth 66,991 euro të ardhura neto vjetore. Ajo ka deklaruar gjithashtu një ulje të gjendjes cash me 100 euro dhe një pakësim të llogarisë bankare me rreth 19,649 euro.

Në dokument pasqyrohet edhe një kredi ekzistuese në euro, për të cilën gjatë vitit janë shlyer 23,223.72 euro, ndërsa detyrimi i mbetur llogaritet në 173,766.43 euro.

Pjesë e deklarimit është edhe Gregor Rama, i cili ka raportuar 10,833 euro të ardhura neto vjetore. Sipas dokumentit, gjendja e tij cash është pakësuar me 2,500 euro, ndërsa në llogaritë bankare figuron një shtesë prej 8,297.42 eurosh në valutë dhe rreth 108,639 lekësh në monedhën vendase.

Po ashtu, Gregor Rama ka deklaruar edhe një ulje të fondeve të investimit në vlerën 16,445.32 euro.

Këto të dhëna ofrojnë një panoramë të plotë mbi pasurinë, të ardhurat dhe angazhimet financiare të familjes së kryeministrit gjatë vitit 2025.