Një moment i ndodhur në Big Brother VIP Albania ka ndezur debate të shumta në rrjetet sociale. Banori Gimbo ka imituar mimikat e banores Brikena, një veprim që është interpretuar nga shumë ndjekës si tallje me pamjen e saj.
Pas publikimit të këtij momenti, reagimi nuk ka vonuar nga familjarët e Brikenës, të cilët kanë shprehur hapur pakënaqësinë përmes një mesazhi të shpërndarë në Instagram.
Në reagimin e tyre thuhej:
“E kuptojmë panikun e nominimit, por të merresh me fytyrën e një vajze është thjesht një ‘ulërimë’ për vëmendje. Disa kanë mimika, e disa kanë vetëm maska që po u bien çdo ditë. Publiku i sheh të dyja. Kush qesh i fundit, qesh më mirë!”
Ky reagim ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të modeles, duke shtuar edhe më shumë diskutimet online rreth situatës.
Ndërkohë, dinamika mes Gimbo dhe Brikena vazhdon të komentohet gjerësisht, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të reflektohet kjo situatë edhe në votimin e radhës në Big Brother VIP Albania.





