Mbrëmjen e sotme në “Post Big Brother VIP” u rikthye në fokus një nga temat më të diskutuara të këtij sezoni: marrëdhënia mes Selinës dhe Mirit, si dhe reagimet që kjo situatë shkaktoi jashtë shtëpisë.
Gjatë spektaklit, produksioni solli sërish në vëmendje një postim viral të bërë nga bashkëshortja e Mirit në rrjetet sociale, gjatë një nate të mëparshme të show-t. Në videon në fjalë, ajo i drejtohej Selinës me tone të forta:
“Ti do të kapësh prime-n në kurriz të martesës sime, por unë kapa zemrën e burrit tim para një dekade.”
Pas transmetimit të kësaj deklarate, moderatorët e pyetën Selin nëse e kishte parë videon pasi kishte dalë nga shtëpia. Me një qëndrim të qetë dhe sportiv, fituesja e “BBVA 5” zgjodhi të mos e përshkallëzojë situatën.
Ajo e cilësoi reagimin si emocional dhe në mbrojtje të partnerit, ndërsa ndau për herë të parë detaje nga takimi i tyre real pas finales:
“Nuk e kam parë. Është ok, është një reagim momental, në mbështetje të partnerit të vet. Unë dua ta mbaj mend për qasjen që ka patur ndaj meje në natën finale. Më dha dorën, i dhashë dorën, i takova vajzën. Ishte një takim njerëzor dhe i qetë.”
Me këtë deklaratë, Selin duket se ka zgjedhur të mbyllë këtë histori, duke theksuar se përtej debatit televiziv, në jetën reale ka mbizotëruar respekti dhe qytetaria.




