Selin Bollati zbulon anën romantike: Kështu e shndërroi një mbrëmje të zakonshme në një takim special...

Selin Bollati zbulon anën romantike: Kështu e shndërroi një mbrëmje të zakonshme në një takim special...

Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit një moment të ëmbël nga jeta e saj në çift, duke treguar se edhe një mbrëmje e zakonshme mund të kthehet në një takim romantik.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka publikuar në Instastory një fotografi nga një ambient intim në shtëpi. Në tavolinë shihen fruta, ushqime të ndryshme, qirinj dhe dy gota, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë për çiftin.

Selin Bollati via Instagram Story

Krahas fotos, Selin ka shkruar: “Duke e kthyer një natë të zakonshme në takimin tonë të vogël romantik”.

Një gjest i thjeshtë, por që tregon se Selin dhe partneri i saj dinë të shijojnë edhe momentet e qeta në çift, larg daljeve publike dhe vëmendjes së mediave.

Në fund të fundit, duket se për ta një mbrëmje e zakonshme mjafton të kthehet në një kujtim të veçantë, mjafton pak atmosferë, shoqëria e duhur dhe një dozë romantizmi.