“Unë jam gati, por ajo jo!” Graciano Tagani zbulon kush po e shtyn dasmën me Argjira Spancën...

Graciano Tagani via Instagram
Graciano Tagani via Instagram

Kur do të vijë më në fund dita e shumëpritur e martesës për Argjira Spancën dhe Graciano T again? Edhe pse prej vitesh janë një çift i konsoliduar dhe nuk e kanë fshehur lidhjen e tyre nga publiku, duket se ceremonia e martesës nuk është ende në horizont.

Këtë e ka zbuluar vetë Graciano Tagani, i cili ka folur hapur për planet e çiftit gjatë një interviste në rubrikën “25 pyetje” të Prive By LS, ku ishte i ftuar gjatë bisedës me partneren e tij.

I pyetur se kur do të vendosin ta kurorëzojnë dashurinë me martesë, balerini nuk ka hezituar të tregojë se dëshira për të hedhur këtë hap nuk i mungon. Megjithatë, sipas tij, pengesa duket se vjen nga vetë Argjira.

“Gjira vendos. Unë kam qejf, por Gjira s’ka qejf”, u shpreh Graciano me humor, duke zbuluar kështu se partnerja e tij nuk është ende e bindur për organizimin e dasmës.

Por si do të dëshironte ai ta kishte ditën e madhe? Graciano duket se nuk është aspak për ceremonitë e ekzagjeruara dhe ka një ide mjaft të qartë për këtë pjesë.

“Unë e dua dasmën sa më të thjeshtë dhe normalisht në Shqipëri”, tregoi ai, duke lënë të kuptohet se preferon një festë modeste, larg luksit dhe organizimeve madhështore.

Ndërkohë, gjatë intervistës, Argjira Spanca foli edhe për zhvillimet në karrierën e saj, largimin nga Top Channel dhe mundësinë e një rikthimi në ekran.

Pavarësisht viteve që kanë kaluar së bashku, çifti nuk ka zbuluar ende një datë apo plane konkrete për martesën. Të paktën nga deklarata e Gracianos, duket se gjithçka varet nga momenti kur Argjira të jetë gati për të thënë “PO”.

Deri atëherë, fansave të çiftit u mbetet të presin nëse moderatorja do të ndryshojë mendje dhe do t'i japë fund pritjes për dasmën!