Rrëfim tronditës nga Rogerti: “Çmimin e dua për djalin… nuk besoj se do jetoj gjatë”

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Një nga momentet më të forta emocionale të këtij sezoni të “Big Brother VIP 5” ka ardhur nga Rogert, i cili ka bërë një deklaratë që ka lënë pa fjalë si banorët, ashtu edhe publikun.

Gjatë darkës speciale me moderatorët e “Top Channel”, teksa po flitej për finalen dhe arsyet pse secili prej tyre dëshiron fitoren, Rogerti ndau një motiv shumë personal dhe prekës. Ai u shpreh se qëllimi i tij kryesor nuk është fama apo përfitimi personal, por e ardhmja e djalit të tij.

Në rrëfimin e tij, ai tregoi edhe një ndjesi të fortë që e shoqëron, duke thënë se nuk e sheh veten të jetojë gjatë dhe se dëshiron të sigurojë diçka për të birin sa është ende në kohë.

“Kam ardh me marr lekët me ja rujt djalit. Se unë e ndiej që s’do jetoj mbi 5 vjet,” – u shpreh ai.

Kjo deklaratë ka prekur thellë publikun, duke sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë shprehur mbështetje dhe empati për të.