Një moment nga podcasti “Mirëmbrëma Yje” i moderatores Arbana Osmani është bërë viral në rrjetet sociale, pasi në bisedë u përmend emri i këngëtarit Luiz Ejlli.
E ftuar në episod ishte Samanta Karavella, e cila gjatë bisedës tregoi për fillimet e saj në spektaklin Ethet e së premtes mbrëma. Kur Arbana e pyeti me kë kishte qenë në atë format, Samanta u përgjigj se kishte marrë pjesë bashkë me Luiz Ejllin.
Reagimi spontan i moderatores ishte ai që bëri xhiron e rrjetit: “Uuu, me mbretin! Me Luizin ke qenë ti…”. Ky moment është shpërndarë gjerësisht në TikTok dhe Instagram, duke ngjallur reagime të shumta nga fansat e këngëtarit.





