Pas deklaratës së bërë nga Brikena në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku ajo pretendoi se kishte dëgjuar Baby G duke folur me motrën e saj nga Dhoma e Rrëfimit, ka ardhur edhe reagimi i këngëtares.
Në një video të publikuar në Instagram, ku përmendeshin fjalët e Brikenës, Baby G – e cila tashmë është jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania – ka komentuar nga llogaria e saj zyrtare duke mohuar kategorikisht pretendimin.
Këngëtarja ka reaguar shkurt, duke shkruar: “Why is she lying!” (“Pse po gënjen ajo!”).

Me këtë koment, Baby G hedh poshtë akuzat për një komunikim të fshehtë me familjarët gjatë qëndrimit të saj në program dhe i cilëson deklaratat e Brikenës si të pavërteta.





