“Pse ke dështuar në jetë?”/ Rozana Radi sikletos Rogertin me pyetjen...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Një moment i fortë dhe i papritur është shënuar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, pas hyrjes së disa figurave të njohura si vizitorë.

Mes tyre ishte edhe Rozana Radi, e cila u ndal veçanërisht te Rogert, duke i drejtuar një pyetje të drejtpërdrejtë dhe provokuese: pse nuk ka qenë strateg në jetë dhe nëse kjo lidhet me dështime personale.

Edhe pse Rogerti u përpoq të përgjigjej në mënyrë diplomatike, Rozana e ndërpreu, duke i theksuar se strategjia në jetë reflektohet edhe në lojë. Ky moment krijoi menjëherë tension dhe u bë viral në rrjet.

Instagram Reel
DXNQ0-oDNBk

Reagimet e publikut kanë qenë të shumta, me shumë ndjekës që kanë mbështetur qasjen e drejtpërdrejtë të Rozanës, duke e konsideruar si një “goditje në shenjë”.

Nga ana tjetër, duket se kjo përballje e ka prekur Rogertin më shumë seç pritej. Edhe pas largimit të të ftuarve, ai ka vazhduar ta diskutojë situatën, duke treguar se komentet nga jashtë kanë ndikuar në gjendjen e tij emocionale, sidomos në një moment kaq vendimtar të garës.