Pas eliminimit të Gimbos nga Big Brother VIP Albania, Selin ka reaguar emocionalisht, duke treguar se largimi i tij e ka prekur shumë më tepër seç pritej.
Gjatë një momenti brenda shtëpisë, ajo ka folur hapur për gjendjen e saj, duke u shprehur:
“Jam mërzitur… ishte e vështirë kur ishte ai këtu, imagjino pa Gimbon fare.”
Më tej, Selin ka shtuar një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut:
“E di kur je kështu… si njeri pa njeri.”
Këto fjalë tregojnë qartë lidhjen e fortë emocionale që ajo kishte krijuar me të gjatë qëndrimit në shtëpi, duke e bërë mungesën e tij edhe më të ndjeshme.
Pas kësaj deklarate, Selin është parë më e tërhequr dhe e prekur, ndërsa situata e saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë mbështetur për sinqeritetin dhe ndjeshmërinë që tregoi.




