“Pamje të rënda” në BBV? Jul Deda ironizon dramën e banorëve...

Jul Deda via Instagram
Jul Deda via Instagram

Një tjetër situatë e tensionuar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka marrë vëmendjen e aktorit Jul Deda, i cili ka reaguar në rrjetet sociale me tone ironike.

Ngjarja lidhet me një moment ku banori Rogert ka hedhur brumin në kosh, një veprim që ka shkaktuar reagime të forta nga banorët e tjerë.

Në video, Rogerti dëgjohet teksa pranon: “E hodha brumin në kosh”, ndërsa Selina e kritikon menjëherë me fjalët: “S’të vjen zor, s’të vjen”. Nga ana tjetër, Mateo ka reaguar ashpër, duke sugjeruar ndëshkim për këtë veprim dhe duke e konsideruar të papranueshëm.

Përballë gjithë kësaj situate, Jul Deda ka zgjedhur ta trajtojë me sarkazëm, duke e nisur reagimin e tij me fjalët:

“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në shtëpinë e Big Brother-it. Kujdes janë pamje shumë të rënda”.

Më tej, ai ka ironizuar reagimet e banorëve, duke lënë të kuptohet se situata është ekzagjeruar dhe duke përmendur edhe raste të tjera kur është abuzuar me ushqimin brenda shtëpisë.