Me afrimin e startit të reality show-t Ferma VIP, i cili do të drejtohet nga Arbana Osmani, interesi i publikut për çdo detaj rreth formatit është rritur ndjeshëm.
Së fundmi, opinionisti dhe gazetari Olti Curri ka komentuar spotin promovues të programit, duke shprehur edhe disa dyshime për konceptin e tij. Ai u shpreh se promoja i është dukur me atmosferë mesjetare, ndërsa sipas informacioneve që ka dëgjuar, ambienti ku do të qëndrojnë VIP-at do të jetë krejt ndryshe.
“Promoja dukej sikur ishte në mesjetë. Nuk e di nëse ka lidhje me shtëpinë apo jo. Sepse nga sa kam dëgjuar, ferma do të jetë moderne, e bardhë dhe madje me pishinë,” – tha Olti Curri.
Por kjo nuk ishte e vetmja deklaratë që tërhoqi vëmendje. Ai zbuloi gjithashtu se kishte pasur bisedime me Arbana Osmani për t’u bërë pjesë e programit në rolin e opinionistit.
Megjithatë, negociatat mes tyre nuk u finalizuan. Sipas tij, arsyeja ishte financiare, pasi palët nuk arritën të bien dakord për pagesën.
Me këtë deklaratë, Olti Curri la të kuptohet se diskutimet kanë ekzistuar realisht, por marrëveshja përfundimtare nuk u arrit për shkak të “pazarit”.





