“Mozën e lanë pa ngrënë” – Malbora shpërthen në lot dhe rrëfen momentin prekës në "Ferma VIP"...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Mimoza Ahmeti duket se ka kaluar momente të vështira brenda “Ferma VIP”, dhe një prej tyre është zbuluar së fundmi nga ish-banorja Malbora gjatë një interviste emocionale.

E ftuar në “Prive”, Malbora nuk i mbajti dot lotët teksa tregoi një episod që, sipas saj, shënoi edhe fillimin e miqësisë me Mozën.

Ajo rrëfeu se një natë vonë, poetja i ishte afruar me shumë ndrojtje duke i kërkuar një vend për të fjetur, pasi banoret e tjera ishin me temperaturë. Por momenti që e preku më shumë ishte kërkesa e thjeshtë e Mozës për të ngrënë diçka.

“A mund të ha edhe diçka?”, kujton Malbora t’i ketë thënë Mimoza.

Sipas saj, situata u tensionua menjëherë pasi disa banorë kundërshtuan që Moza të ushqehej nga buxheti i grupit tjetër, duke u mbështetur te rregullat e lojës dhe ndarja e ushqimeve.

Malbora tregoi se reagoi ashpër për ta mbrojtur shkrimtaren, madje pati edhe debat me Sarën.

“Sa të jem unë në këtë shtëpi, ajo do hajë, do pijë dhe do rrijë ku të ketë qejf ajo”, u shpreh ajo.

Ish-banorja shtoi se në atë periudhë Mimoza Ahmeti po përballej me shumë presion dhe sulme nga banorët e tjerë, gjë që e bëri atë të ndiente nevojën për ta mbështetur më shumë.

Rrëfimi i saj ka prekur edhe publikun në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar mbi anën njerëzore të situatës dhe raportin e krijuar mes dy banoreve.