Rrugëtimi i Miri në Big Brother VIP Albania vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara, sidomos për debatet e tij të shpeshta me banorët e tjerë.
E ftuar në emisionin Goca dhe Gra, Monika Kryemadhi ka komentuar lojën e tij, duke u shprehur se artisti po përballet me një presion të madh nga pjesa tjetër e shtëpisë. Sipas saj, Miri është korrekt në komunikim dhe nuk përdor ofendime ndaj askujt, pavarësisht debateve të vazhdueshme.
Kryemadhi theksoi se strategjia është pjesë normale e lojës dhe se Miri ka hyrë në format pikërisht për të luajtur. Ajo kritikoi gjithashtu banorët e tjerë, duke thënë se shpesh bashkohen kundër tij dhe përdorin situata të ndryshme për ta vendosur përballë me banore të tjera.
Sipas saj, raporti mes Mirrit dhe Selin po përdoret nga të tjerët si mënyrë për ta goditur në lojë, ndërsa ai, pavarësisht dilemave personale, vazhdon të mbetet më i drejtpërdrejtë në qëndrimet e tij.





