Raporti mes Mateo dhe Brikena Selmani po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Gjatë një momenti në tryezën e ngrënies, dyshja është kapur nga kamerat duke shkëmbyer gjeste romantike. Në pamjet e publikuara, Mateo shihet fillimisht duke i puthur dorën Brikenës, ndërsa më pas ata vazhdojnë të qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit.
Një detaj që nuk i shpëtoi kamerave ishte edhe momenti kur dora e Mateos shihej mbi kofshën e Brikenës poshtë tavolinës, gjë që ka bërë që skena të komentohet gjerësisht në rrjet.
Megjithatë, duke qenë se të dy janë aktualisht në nominim, disa ndjekës kanë hedhur dyshime se afrimiteti i tyre mund të jetë edhe pjesë e strategjisë së lojës për të tërhequr vëmendjen e publikut.





