“‘Më foli nga përtej…’” – Miri trondit me rrëfimin për Dr. Florin…

“‘Më foli nga përtej…’” – Miri trondit me rrëfimin për Dr. Florin…

Pas eksperiencës së tij në Big Brother VIP Albania, Armir Shahini (Miri) është rikthyer në vëmendjen publike me një rrëfim prekës dhe rrëqethës, të ndarë gjatë një interviste në emisionin “S’e luan topi”.

Artisti foli hapur për dhimbjen e thellë që i ka lënë humbja e mikut dhe kolegut të tij, Dr. Flori, një nga momentet më të vështira në jetën e tij personale dhe profesionale.

Ai tregoi se nuk ka mundur të jetë fizikisht i pranishëm në ceremoninë mortore, duke e ndjekur atë vetëm përmes ekranit, një përvojë që e përshkroi si tepër të rëndë emocionalisht, deri në pikën që nuk arrinte ta përballonte dot.

Momenti më i fortë i rrëfimit lidhej me kthimin e tij në Shqipëri, kur vendi i parë ku shkoi ishte varri i Dr. Florit. Atje, Miri zbuloi se pati një bisedë simbolike me mikun e ndjerë.

Ai rrëfeu se i kishte drejtuar pyetjen “Pse ike?”, duke shtuar se në atë moment ndjeu sikur mori një përgjigje shpirtërore, një përjetim që e përshkroi si thellësisht personal dhe të papërshkrueshëm.

“Unë e shikoja gjithë ceremoninë Live edhe disa momente i hiqja se nuk e duroja dot. Pastaj mu dukte pse… duhet të jem aty, sisha dot aty. Unë e kam përcjellë atë me mënyrën time. Kur erdha, gjëja e parë që ishte, shkova te varri i tij edhe kam folur me të. I thashë “Pse ike?”. Sduhet të kishe ikur! Më ka kthyer përgjigje”, dëgjohet të thotë Miri në fund.

Instagram Reel
DX17v9kMSjF

Ky rrëfim ka prekur publikun, duke rikthyer në vëmendje jo vetëm figurën e Dr. Florit, por edhe lidhjen e fortë njerëzore dhe artistike që ata ndanin.