"Më e re e ëma se e bija": Françeska Murati ndan foto të mamasë së saj 60-vjeçare

Franceska Murati via Instagram
Franceska Murati via Instagram

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Françeska Murati, ka surprizuar ndjekësit në rrjetet sociale me një postim shumë të veçantë.

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi të mamasë së saj, duke treguar publikisht krenarinë dhe dashurinë për të. Në përshkrimin që shoqëronte foton, Françeska theksoi se mamaja e saj është 60 vjeçe dhe se sipas saj duket shumë më e re.

Franceska Murati via Instagram Story

Fotoja ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vënë re ngjashmërinë e madhe në tipare mes nënë e bijë. Shumë komentues kanë theksuar se bukuria dhe eleganca duket se janë trashëguar në familjen e tyre.

Në imazhin e publikuar, mamaja e saj shfaqet me një pamje shumë rinore dhe stil të kuruar, gjë që ka bërë që postimi të marrë reagime dhe komplimente të shumta nga fansat në rrjet.