Modelja e njohur Oriola Marashi ka prekur ndjekësit me një postim të veçantë në InstaStory, me rastin e Ditës së Nënës, ku ka ndarë një moment të ëmbël krah nënës së saj.
Në foto, dyshja shfaqen shumë të afërta dhe të buzëqeshura, ndërsa Oriola ka shoqëruar imazhin me fjalë plot dashuri dhe mirënjohje për figurën më të rëndësishme në jetën e saj.
“Nuk e di çfarë do bëja pa mamin tim… Sa më shumë rritem, aq më shumë kuptoj sa me fat jam që të kam ty mama,” – ka shkruar ajo, duke e cilësuar nënën si “shtëpinë”, “qetësinë” dhe “forcën” e saj.

Oriola Marashi via Instagram Story
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e rrjetit është një tjetër postim i modeles, ku Oriola ka vënë në pah bukurinë natyrale të nënës së saj me një koment që është bërë menjëherë viral:
“Më e bukur se unë edhe pa bërë kurrë botox.”

Oriola Marashi via Instagram Story
Ky dedikim ka marrë reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë vlerësuar lidhjen e fortë mes tyre dhe thjeshtësinë me të cilën Oriola ka zgjedhur ta shprehë dashurinë për nënën e saj.




