Mateo ofendoi rëndë Juelën, reagon G-Bani: “Top-i po përdor standarde të dyfishta”

Mateo ofendoi rëndë Juelën, reagon G-Bani: “Top-i po përdor standarde të dyfishta”

Mbrëmja e fundit e spektaklit “Prime” në “Big Brother VIP Albania 5” u shoqërua me tensione të forta dhe përplasje verbale mes banorëve, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e publikut dhe ish-konkurrentëve.

Një nga momentet më të komentuara ishte ai kur Mateo iu drejtua Juelës me një gjuhë fyese dhe denigruese gjatë transmetimit live, duke shkaktuar reagime të menjëhershme në rrjetet sociale për shkak të tonit të përdorur.

Për këtë situatë ka reaguar edhe ish-banori G-Bani, i cili ka qenë aktiv në komentimin e zhvillimeve të fundit në shtëpi. Në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, ai ka kritikuar hapur produksionin për mënyrën se si po trajtohen raste të tilla.

G Bani via Instagram Story

Sipas tij, po aplikohen standarde të dyfishta dhe jo të gjithë banorët trajtohen njësoj. “Top-i vazhdon me drejtësinë selektive,” shprehet ai, duke lënë të kuptohet se në raste të ngjashme, banorë të tjerë do të përballeshin me reagime më të forta nga produksioni dhe publiku.