Ledion Liço ndez misterin me Zarf të Zi për Prime-in e BBVA...

Ledion Lico via Instagram
Ledion Lico via Instagram

Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” po kalon një periudhë plot tensione, debate të forta dhe shkelje rregullash, dhe duket se produksioni është gati të ndërhyjë. Moderatori i programit, Ledion Liço, ka ndezur kureshtjen e publikut me postimin e tij të fundit në Instagram, duke paralajmëruar një mbrëmje Prime të jashtëzakonshme.

Në një karusel fotosh, Ledioni i ftoi ndjekësit të jenë gati për spektaklin e nesërm, duke shkruar vetëm: “Shihemi nesër miq”. Por ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë ishte fotoja e fundit, ku moderatori shfaqet duke mbajtur në duar Zarfin e Zi, simbolin më të frikshëm për banorët e shtëpisë.

Për të shtuar dramatizmin dhe misterin, postimit i ishte bashkangjitur edhe kënga “Anything Could Happen” nga Ellie Goulding, duke i dhënë mesazhit një atmosferë tensionuese dhe të paparashikueshme. Fansat menjëherë u ndezën nga ky paralajmërim, duke aluduar se nesër pritet një Prime me ngjarje të forta dhe surpriza që mund të ndryshojnë dinamikën e lojës.