Kunata e Olës “bekon” publikisht lidhjen me Adionin? Komenti që po bën xhiron e rrjetit...

Fabjola Elezaj via Instagram
Fabjola Elezaj via Instagram

Romanca mes Olës dhe Adionit vazhdon të jetë një nga historitë më të komentuara pas përfundimit të “Ferma VIP 3”.

Edhe pse gjatë qëndrimit në reality show marrëdhënia e tyre u shoqërua me dyshime dhe reagime jo gjithmonë pozitive nga familjarët, duket se jashtë fermës situata ka ndryshuar plotësisht.

Së fundmi, Adioni ka udhëtuar drejt Malësisë së Madhe për të kaluar kohë pranë familjes së Olës. Në postimet e ndara në rrjetet sociale, ai është shfaqur krah partneres dhe familjarëve të saj në një atmosferë mjaft të ngrohtë dhe familjare.

Megjithatë, vëmendjen më të madhe e ka marrë një koment i lënë nga kunata e Olës, Reina, në një prej postimeve të Adionit. Ajo përdori emoji simbolike të shoqëruara me një zemër, një detaj që ndjekësit e interpretuan menjëherë si një shenjë mbështetjeje për çiftin.

Ky reagim duket se ka “vulosur” raportin e mirë mes Adionit dhe familjes së Olës, duke treguar se lidhja e tyre tashmë po pranohet dhe mbështetet nga njerëzit më të afërt të saj.

Pas gjithë ulje-ngritjeve dhe diskutimeve që shoqëruan historinë e tyre në fermë, dyshja duket se po e jeton romancën më e qetë dhe më e lumtur se kurrë.