Kriza pas “Big Brother VIP”? Mateo “ndahet” nga Selin dhe Gimbo, fansat në shok!

Kriza pas “Big Brother VIP”? Mateo “ndahet” nga Selin dhe Gimbo, fansat në shok!

Një miqësi që dukej shumë e fortë brenda “Big Brother VIP Albania 5” duket se tashmë ka marrë fund. Selin, Mateo dhe Gimbo, tre nga personazhet më të komentuar të sezonit, nuk flasin më si dikur dhe sinjalet janë bërë publike në rrjetet sociale.

Edhe pse gjatë reality show-t ata krijuan një raport shumë të afërt dhe u shfaqën shpesh si një grup i pandashëm, pas daljes nga shtëpia marrëdhënia mes tyre duket se është krisur seriozisht.

Fansat vunë re fillimisht një detaj që ndezi menjëherë dyshimet: Selin hoqi Mateon nga lista e ndjekësve në Instagram.

Vetëm pak më vonë, të njëjtin veprim e bëri edhe partneri i saj, Gimbo, ndërsa reagimi i Mateos erdhi menjëherë duke iu bërë “unfollow” të dyve.

Edhe pse askush prej tyre nuk ka treguar publikisht çfarë ka ndodhur mes tyre, shumë ndjekës besojnë se gjithçka nisi gjatë puntatave të “Post BBVA”.

Në atë kohë, Mateo deklaroi hapur se sipas tij, Selin nuk e meritonte fitoren, pasi nuk kishte bërë lojë fituese. Ky koment duket se e ka lënduar fituesen e edicionit, e cila u shpreh e zhgënjyer dhe tha se nuk e priste një deklaratë të tillë nga ai.

Tani, veprimet në rrjet duket se kanë vulosur përfundimisht prishjen e raportit mes tyre, duke i lënë fansat të pyesin nëse ka ende shanse për pajtim.