Konflikti që nuk u bë publik: Miri kërcënon Vrenozin?!

Konflikti që nuk u bë publik: Miri kërcënon Vrenozin?!

Një konflikt i fortë që nuk ishte bërë publik më parë është zbuluar nga Ilir Vrenozi, i cili ka rrëfyer përplasjen e tij me ish-finalistin e “Big Brother VIP”, Miri, gjatë një interviste në emisionin “Breaking”.

Sipas Vrenozit, gjithçka nisi pas finales së madhe, kur Miri mbeti i pakënaqur që ai nuk e kishte përmendur si fitues. Situata më pas u përshkallëzua edhe gjatë “Post BBV”, duke kaluar në një debat të ashpër.

“Po largohem nga Tirana sepse kam frikë mos më marrë peng dhe më zhduk Miri. Unë kam kohë që vija në Top po pa probleme. Kur mbaroi finalja, Miri ma bën me gisht dhe nënkuptoi ‘Do flasim’. Filloi jo po pse nuk më përmende emrin si fitues etj. Më pas gjatë post-big brother, sapo hyra më tha shumë fjalë të rënda, më tha ‘pse përkrahe Selin, duhet të më përkrahje mua’. Unë ia shpjegova qëndrimin tim dhe i thashë se ai ishte arsyeja pse fitoi Selin. Ai vijoi me deklaratat dhe aty unë shpërtheva. Pas kësaj ai mu drejtua duke më thënë ‘do të të zhduk’. Ai është verbuar nga inati.” – u shpreh ai.

Deklarata e tij ka ngritur menjëherë reagime të forta, duke shtuar tensionet rreth figurave të njohura të këtij edicioni dhe duke treguar se përplasjet vazhdojnë edhe jashtë ekranit.