Jozin apo Gjestin? Kë do zgjdhite transgjinorja Amber?

Jozin apo Gjestin? Kë do zgjdhite transgjinorja Amber?

Amber ka tërhequr vëmendjen me një përgjigje të papritur gjatë rubrikës “25 pyetjet”Prive By Liberta Spahiu, ku u përball me një zgjedhje mes Jozit dhe Gjestit.

Pa shumë hezitim, Amber zgjodhi Gjestin, duke sqaruar se vendimi i saj nuk kishte lidhje me famën apo mënyrën se si do të perceptohej nga publiku.

“Do thosha Gjestin, dhe jo për famën… jo për famën ose për t’u dukur bukur në sytë e publikut, por të kishim pirë një gotë verë dhe të sqaroheshim, për ta kuptuar më shumë njëri-tjetrin, se ndoshta aty nuk patëm mundësi”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë ka ngjallur kuriozitet te ndjekësit, pasi duket se Amber ka ende disa gjëra për të sqaruar me Gjestin dhe dëshirë për ta njohur më mirë, larg situatave dhe tensioneve të krijuara gjatë qëndrimit në reality show.

Zgjedhja e saj ka lënë të kuptohet se mes tyre mund të ketë mbetur një bisedë e papërfunduar, të cilën Amber do të donte ta zhvillonte në një atmosferë më të qetë.