“Jashtë do flasim” – Familjarët e Mateos reagojnë pas 'kërcënimeve' me Mirin në BBV...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Përplasja e fundit mes Mirit dhe Mateos, e shoqëruar me deklarata kërcënuese, ka dalë përtej kufijve të shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke sjellë reagimin e familjarëve të Mateos.

Përmes një deklarate të publikuar në Instagramin e tij, i menaxhuar nga të afërmit, ata kanë shprehur shqetësimin për situatën dhe kanë kërkuar që ajo të trajtohet me seriozitet maksimal nga produksioni.

Në reagimin e tyre, familjarët theksojnë se e kuptojnë natyrën e formatit dhe emocionet e forta që sjell, por nënvizojnë se ka kufij që nuk duhet të tejkalohen, sidomos kur bëhet fjalë për gjuhë kërcënuese.

Ata i janë referuar konkretisht momentit kur Miri i është drejtuar Mateos me shprehjen “jashtë do merremi vesh”, duke theksuar se kjo u pranua si kërcënim dhe u konsiderua e papranueshme, jo vetëm për të, por edhe për familjen e tij.

Përmes këtij mesazhi, familjarët kërkojnë që të garantohet respekti dhe siguria për çdo banor, si dhe të shmanget normalizimi i deklaratave të tilla në ekran.

Në fund, ata sqarojnë se reagimi i tyre nuk synon të nxisë konflikte jashtë programit, por të kërkojë më shumë përgjegjësi dhe kujdes në menaxhimin e situatave të ndjeshme.