Hatërmbetje me Top-in? Salsano refuzon edhe angazhimin e radhës...

Hatërmbetje me Top-in? Salsano refuzon edhe angazhimin e radhës...

Rikthimi i Agron Llakajt në krye të “Portokalli”, pas disa vitesh, ishte një nga surprizat e sezonit të ri televiziv. Por riorganizimi i formatit duket se ka sjellë ndryshime edhe për disa prej figurave që kanë qenë pjesë e tij prej vitesh.

Në qendër të vëmendjes është Salsano Rrapi, një prej personazheve kryesore të “Portokalli” për një periudhë të gjatë. Ai nuk u shfaq në promon e sezonit të ri, por mungesa e tij duket se nuk lidhet vetëm me spektaklin.

Sipas Prive By LS, burime të tyre bëjnë me dije se Salsano ka refuzuar të vijojë edhe angazhimin në Top Albania Radio, ku së bashku me Elona Duron drejtonte emisionin “Ndryshe”.

Sipas këtyre informacioneve, pikërisht kjo do të ishte arsyeja pse deri tani nuk është publikuar një promo apo njoftim për rikthimin e “Ndryshe” në sezonin e ri.

Tashmë mbetet për t’u parë se kush do t’i bashkohet Elonës Duro nëse emisioni do të vijojë këtë sezon dhe nëse Salsano do të ketë ndonjë tjetër angazhim televiziv.

Ndërkohë, mungesa e tij në dy projektet ku ishte prej vitesh ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e Salsano Rrapit në Top, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një largim të përkohshëm apo për një ndryshim më të gjerë profesional.