“Gratë tuaja janë bërë…” / Kunata e Rogertit hyn në “BBVA”, mesazhi që i përcolli Mirit...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka sjellë sërish momente emocioni në kuadër të sfidës së mosreagimit.

Këtë herë, produksioni vendosi të surprizonte banorin Rogert duke futur në shtëpi kunatën e tij. Vizita e saj, ndonëse e shkurtër, nuk u fokusua vetëm tek ai, por edhe tek Miri, me të cilin Rogerti ka krijuar një raport të ngushtë shoqëror gjatë qëndrimit në lojë.

Ajo ndau një detaj të rëndësishëm nga jashtë, duke treguar se edhe bashkëshortet e tyre kanë nisur të komunikojnë dhe të krijojnë një miqësi mes tyre.

Për t’i dhënë mbështetje dy banorëve në këtë fazë sfiduese të lojës, ajo u shpreh:

“O Zoti bomba. Të dua fort. E dini ju të dy që gratë tuaja janë bërë shoqe. Dy gra zonja. Ju puthin fort, ju përqafojnë shumë”.

Instagram Reel
DWZAbUGDNHH

Kjo lloj surprize është pjesë e sfidës së mosreagimit, një nga provat më të vështira për banorët, pasi teston vetëkontrollin e tyre përballë emocioneve dhe lidhjeve me njerëzit e dashur, në këmbim të benefiteve që jepen nga Vëllai i Madh.