Aktori i njohur Florjan Binaj ka konfirmuar se synon të rikandidojë për drejtimin e Bashkia e Tiranës.
I ftuar në emisionin “Me nder jush”, ai u shpreh qartë se do të jetë sërish në garë për kryebashkiak, duke theksuar se kandidimi i parë nuk u ndërpre prej tij dhe se dëshiron t’u japë qytetarëve një alternativë tjetër.
Sipas Binajt, synimi i tij është krijimi i një grupi profesionistësh që do të punonin për qytetin dhe jo thjesht për vota. Ai shtoi se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale, të planifikuara për vitin 2027, nëse ato mbahen sipas kalendarit.
Më herët, ai kishte shpallur publikisht kandidaturën e tij, duke theksuar se Tirana ka nevojë për ndryshim dhe për një drejtim më transparent në shërbim të qytetarëve.





